Policia e Durrësit në ndjekje të kultivuesve të drogës, në pranga 2 persona

Policia e Durrësit në ndjekje të kultivuesve…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona që akuzohen për kultivim narkotikësh, njëri nga Borizana dhe tjetri nga Arrameras i Fushë-Krujës.

Të arrestuarit janë me inicialet Xh.K., dhe I.L., ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Durrës

Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në territorin e Krujës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

I. L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit