Policia e Durrësit shkul çadrat dhe shezlongët nga plazhi, gjobit e kërcënon pronarët

Policia e Durrësit shkul çadrat dhe shezlongët…

Policia ka shkulur me forcë, çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur në breg të detit në Durrës dhe ka gobitur pronarët e tyre, për zaptim dhe thyerje të masave ndaj përhapjes së koronavirusit. Policia dhe bashkia e Durrësit së bashku kanë bërë edhe një paralajmërim, shoqëruar me kërcënim, se lejet për vendosjen e çadrave do të jepen vetëm nga Qeveria.

Bashkia e Durrësit njoftoi se “Policia bashkiake  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19.

Gjatë këtij aksioni janë gjobitur  personat që i zotëronin ato dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës. Policia bashkiake ushtron kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit nga persona apo subjekte që nuk janë të pajisur me leje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit