Policia e ‘kërkon me qiri’, Fjolla dhe Fisniku i vënë ‘zjarrin’ shamisë së beqarisë!

Policia e ‘kërkon me qiri’, Fjolla dhe…

Fjolla Morina është një nga këngëtaret e cila veç projekteve të saj muzikore dhe trupit të saj bombastik, ka bërë bujë edhe me skandalin e fundit ku u kap me armë zjarri në makinë, ndërsa ishte së bashku me biznesmenin Fisnik Syla. Pas ngjarjes së bujshme, Fjolla Morina u mor në pyetje, teksa u dënua me arrest shtëpiak, ndërsa deklaroi se me Sylën kanë jetuar një marrëdhënie dashurie.

Kujtojmë që biznesmeni ka qenë i martuar dhe me fëmijë deri në momentin që deklaroi dashurinë e jetuar me Fjollën dhe kjo pas skandalit ku u kapën me armë zjarri. Ndërkohë pas hetimeve, Fjolla u la në arrest shtëpie në Kukës. Si fillim u aludua se ishte 2-muajshe shtatzënë, por më pas rezultoi se ky ishte një skenar i stisur t’i shpëtonte vendimit të gjykatës.

Mirëpo në janar, këngëtarja e shumë komentuar zgjodhi që t’ia mbathë nga arratia. Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”. Pas kësaj, policia nisi kontroll në të gjithë vendin, por nuk arriti që ta gjejë. E ndonëse ajo është ende në kërkim nga policia, Fjolla Morina ka gjetur mundësinë të realizojë ceremoninë e martesës me Fisnik Sylën. Bukuroshja i ka thënë “PO” biznesmenit, i cili e ka propozuar në Dubai, aty ku çifti po kalojnë pushimet.

Pamjet nga ceremonia janë bërë të ditur nga vetë Fjolla. Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka ndarë disa momente të bukura të ceremonisë martesore, Ceremonia duket si një ëndërr, teksa në një pishinë, Fisniku ka shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla, të dua! A do të martohesh me mua?”.

Pasi ka marrë përgjigjen e Fjollës, Syla e ka marrë këngëtaren për dore për ta shoqëruar deri tek vendi i surprizës, biznesmeni i është ulur në gjunjë me një unazë diamanti në dorë për t’i propozuar.

E veç gjithë këtyre momente të bukura, të shoqëruar me luks, Morina ka veshur edhe fustanin e nusërisë në Maldive. Ka qenë po vetë Fjolla, ajo që ka publikuar disa video nga momenti kur i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në altar, ndërsa nuk kanë munguar edhe puthjet e zjarrta.

<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1616160649703″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://player.boostplatforms.com/video?id=1616160649703″></iframe><script src=”https://player.boostplatforms.com/js/resize-bp.js”>{“videoid”:”1616160649703″,”type”:50,”ratio”:0.75}</script>

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit