Këtë të premte, Policia Bashkiake e Korçës duket se e ka nisur ditën me një “superaksion”.
Me urdhër të kryetarit Sotiraq Filo, efektivët kanë zbritur në terren dhe kanë sekuestruar disa tufa sallatë jeshile dhe kastraveca.
Në një kohë kur qytetarët presin që bashkia të jetë në shërbim të tyre për një jetesë dhe qytet sa më shembullor, për Filo-n “kundërshtarë” duket se janë bërë fermerët e Korçës që dalin në trotuare për të shitur prodhimet e bahçeve të tyre.
Kështu, duke zbatuar urdhrin e kryetarit, policia u ka marrë qytetarëve edhe kastravecat e sallatat që kanë kultivuar me duart e tyre.
Një “aksion” i madh për disa tufa perimesh tregon shumë për efektivitetin e punës që bëjnë.