Policia e Seulit pranon përgjegjësinë për tragjedinë me 156 viktima, “Telefonatat ishin të shumta, por u injoruan”

Policia e Seulit pranon përgjegjësinë për tragjedinë…

Shefi i policisë së Koresë së Jugut ka pranuar se përgjigja e tyre ndaj situatës emergjente në Itaewon nuk ishte e duhura.

Për herë të parë zyrtarët panuan se nuk bënë mjaftueshëm për ta parandaluar situatën.

Mes thirrjeve në rritje për përgjegjësi, Yoon Hee-keun tha se ndjente “përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike” për atë që ndodhi.

Ministri i Brendshëm Lee Sang-min kërkoi gjithashtu falje për incidentin që mori 156 jetë njerëzish ndërsa të lënduar mbetën 152 të tjerë.

Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma ndërsa turmat u mblodhën në një rrugicë në Itaewon, një lagje popullore për jetën e natës në Seul, për të festuar Halloween.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit