Policia e Shtetit me makinë kohe, gjobit qytetaren për një datë që nuk ka ardhur ende

Policia e Shtetit me makinë kohe, gjobit…

Një qytetare ka denoncuar rastin e një gjobe parkimi të vendosur nga Policia Rrugore. Qytetarja me pakënaqësi shkruan se ka marrë një gjobë me datën 22/07/2025, ndërkohë që jemi vetëm në fillim të korrikut të këtij viti.

Ky gabim i dukshëm në datën e gjobës ngre dyshime për mënyrën sesi policia e shtetit po vendos dënime, duke shqiptuar gjoba për data që nuk kanë ardhur ende. “Kam marr nje gjobe dhe shkruan 22/07/2025”, shkruan qytetarja.

Kjo situatë tregon një mungesë serioze kontrolli dhe organizimi nga ana e policisë, që në vend të trajtojë çështjet reale, duket se shpik dënime në kohën e ardhshme. Ky fenomen krijon konfuzion te qytetarët dhe tregon një përqendrim të tepruar në detaje formale që nuk përputhen me realitetin.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit