Policia e Tepelenës vë në pranga një 49 vjeçar, rrahu të vëllain me urdhër mbrojtje

Policia e Tepelenës vë në pranga një…

Policia e Tepelenes ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Qëndrim Cuna, i cili ka dhunuar fizikisht vëllain e tij Helidon Cuna, duke thyer në këtë mënyrë urdhrin e mbrojtjes që i kishte dhënë policia.

Njoftimi:

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. Ç., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit H. Ç, 48 vjeç, banues në Vlorë, duke thyer urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit