Policia e Tiranës fsheh ngjarjen, ndërron jetë 5 ditë pas sherrit Gentian Talja

Policia e Tiranës fsheh ngjarjen, ndërron jetë…

Mëngjesin e kësaj të mërkurë ka ndërruar jetë 46 vjeçari, pas 5 ditësh i shtruar në spital. Mësohet se kjo ngjarje nuk është raportuar nga Policia por është mbajtur e fshehtë.

Gentian Talja u konfliktua natën e 31 Marsit me dy persona të tjerë në një lokal në rrugën ‘Vaso Pasha’ në kryeqytet ku ka qenë së bashku me dy miqtë e tij në një lokal duke konsumuar pije alkoolike.
46-vjeçari u konfliktua me mikun e tij Henri Gjalpi, 41 vjeç brenda ambienteve të një lokali duke u agravuar deri nëpërplasje fizike. Më pas konflikti ka vijuar jashtë lokalit në rrugën ‘Vaso Pasha’

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë dhe një tjetër person, Artur Gjelona i cili kishte qenë në një tavolinë me autorin dhe viktimën. Gjatë përplasjes fizike, 46-vjeçari është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës, dhe është dërgua në spital ku fillimisht ka qenë në gjendje kritike për jetën, por pas një ditë gjendja e tij është stabilizuar.


Ditën e martë Gentian Talja ka shfaqur sërish probleme dhe ka kaluar në intubim, teksa mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë.
Teksa ka mbajtur të fshehtë ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Artur Gjolena.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit