Policia fik 'Bonnie & Clyde' në Kakavijë, çifti po transportonte 91 kg drogë drejt Greqisë

Policia fik ‘Bonnie & Clyde’ në Kakavijë,…

Një çift bashkëshortësh, që duket se kishin vendosur ta kthenin udhëtimin drejt Greqisë në një aventurë kriminale, është ndaluar në Kakavijë me rreth 91 kilogramë kanabis të fshehur në furgon.

Klejdi Agalliu, 28 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurije Agalliu, 25 vjeçe, janë arrestuar nga Policia Kufitare në kuadër të operacionit të koduar “Risku 1”, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u përzgjodh për kontroll të detajuar.

Pas skanimit, furgoni u kalua në vijën e dytë, ku kontrolli zbuloi rreth 88 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis. Droga ishte fshehur në hapësira të krijuara posaçërisht në dyshemenë e automjetit, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Çifti nga Tirana u ndalua para se ngarkesa të kalonte kufirin drejt Greqisë, ndërsa droga dhe furgoni u sekuestruan si prova materiale.

Një “Bonnie & Clyde” shqiptar, por këtë herë arratisja drejt Greqisë u ndal në Kakavijë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit