Policia gjen rastësisht të kërkuarin për trafik droge, po kërkonte biznesmenin e zhdukur

Policia gjen rastësisht të kërkuarin për trafik…

Policia ka gjetur rastësisht një person të kërkuar për trafik droge, teksa ishte duke kërkuar biznesmenin e zhdukur.

Ferdinant Rrushi i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit 2021. Prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastësisht mbasi 43 vjeçari i thirri në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën , i denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha .

Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.

Ai ndodhet tashmë në paraburgim dhe pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e 3 dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij.

Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit