Policia godet krimin e organizuar në Bilisht: Fshatarët “oligarkë” kishin kthyer shtëpinë në kazino

Policia godet krimin e organizuar në Bilisht:…

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, përshkak se banesën e tyre e kishin kthyer në një “kazino”.

29-vjeçari me inicialet K.K., dhe shtetasi tjetër me inicialet A.B., ishin pronar të shtëpisë ku ushtrohej aktiviteti i jashtëligjshëm.

Aktiviteti që ushtrohej ishte kryesisht poker.

Personat të cilët janë vënë nën hetim janë: E. B., 43 vjeç; K. M., 30 vjeç; Xh. N., 36 vjeç; E. G., 30 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Sh., 42 vjeç; A. S., 50 vjeç; K. N., 24 vjeç; M. K., 38 vjeç; K. Xh., 30 vjeç; M. C., 24 vjeç, banues në Bilisht; R. Ç., 39 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërlen, Devoll; A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll; E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë; Zh. L., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; J. S., 48 vjeç dhe M. R., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit