Policia godet krimin e organizuar! Në një super aksion arreston të rinjtë që po luajnë poker

Policia godet krimin e organizuar! Në një…

Policia i është futur krimit të organizuar me kokë, por po del me duar në xhepa. Vrasësit e Mimoza Pajës dhe Pal Kolës janë ende të lirë, Ervis Martinaj nuk dihet nga fshihet, por policia arrin të kap disa të rinjë fshehur lokaleve. Në një video e cila duket sikur policia ka arrestuar Talo çelën, shfaqen pas murit disa të rinjë që po luanin poker.

Padyshim lojrat e fatit të palicensuara janë kundrejt ligjit dhe mund të shkaktojnë dëme në ekonominë e familjeve shqiptare. Mirëpo po matja e forcës me një tavolinë të vogël pokeri dhe me arrestimin e ish-bosit të basteve, Ervin Martinaj, stonon shumë policinë e cila kujdeset të filmojë me detaje disa para e çipsa pokeri.

Një pranga për rastin në fjalë është vënë një 43 vjeçar në Sarandë i cili në banesën që kishte marrë me qira kishte krijuar një ambjent për të luajtur lojëra fati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit