Policia greke sekuestron 72 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, shpallen në kërkim trafikantët

Policia greke sekuestron 72 kg kanabis në…

Policia greke ka sekuestruar 72 kilogramë marihuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Igumenice, në zonën e gjelbër kufitare, ku janë gjetur 2 çanta që përmbanin 67 pako me 72 kg 634 gramë marijuanë.

Ky operacion ka nisur që ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa vijon ende nga autoritetet greke.

Sipas policisë greke, çantat janë gjetur në zonën malore të Igumenicës. Kujtojmë se, ditë më parë u sekuestruan 6 kg drogë në Igumenicë, në një tjetër operacion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit