Policia greke tregon arsyet, pse u ekzekutua armiku i Vis Martinajt në mes të Athinës

Policia greke tregon arsyet, pse u ekzekutua…

Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes, 9 maj, në Athinë.

Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj.

32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.

Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.

Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë. Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi. Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeç ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.

Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.

Po ashtu, 32 vjeçari është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.

Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit