Policia i afrohet parcelës me kanabis, kultivuesit hapin zjarr në Pukë

Policia i afrohet parcelës me kanabis, kultivuesit…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz të Pukës.

Sipas burimeve policore, një grup efektivësh po monitoronte një parcelë të dyshuar me kanabis në terrenin e thellë malor, kur dyshohet se personat që merreshin me kultivimin e saj kanë pikasur praninë e policisë.

Në këto momente, ata dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa efektivët kanë kërkuar përforcime për të vijuar kontrollet në zonë. Drejt terrenit është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa forcat e policisë po vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e personave që dyshohet se kanë hapur zjarr.

Ngjarja vjen pak ditë pasi në Pukë u arrestua një 58-vjeçar, i cili u kap duke kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike dhe iu gjet edhe një armë zjarri në banesë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit