Policia i arrestoi për drogë, zbulohet se dy të rinjtë në Lezhë kishin përdhunuar 15-vjeçaren

Policia i arrestoi për drogë, zbulohet se…

Policia e Lezhës ka arrestur 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Ata akuzohen se kanë shpërndarë lëndë narkotike, kokainë.

U sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Sipas policisë, dy prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndëshkimi”.Operacioni,i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative, për disa të rinj që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako të mbushur me dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike,1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, gjatë operacionit rezultoi se 2 prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën informative se disa të rinj kryenin në qytetin e Lezhës, veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike (kryesisht kokainë), në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndëshkimi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit