Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit, do t’ja dërgonte të vëllait/ Detajet

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit,…

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar me urdhër të policisë një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Siç mëson abcnews.al, bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.

Abcnews.al mëson se shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij, i quajtur I.G, në një tjetër kontinent, i cili është akuzuar se ka kryer një krim të rëndë 15 vite më parë në Tiranë.

Të njëta burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara. /abcnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit