Policia i zë pritë Diasporës! Kontrolle, heqje targash provizore dhe vonesa

Policia i zë pritë Diasporës! Kontrolle, heqje…

Policia e Shtetit ka ndaluar autokolonën e emigrantëve që po udhëtonin nga Shkodra drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së sotme.

Sipas raportimeve, në postblloqet e policisë janë ndaluar automjetet, janë kryer kontrolle dhe disa prej tyre u janë hequr targat simbolike të Pavarësisë.

Qytetarët kanë dyshime se këto kontrolle po shkaktojnë vonesa të qëllimshme, me synimin për të penguar mbërritjen në kohë të diasporës në protestë.

Por mesazhi i shqiptarëve është i qartë:

“Nuk na ndalni dot! Sot është dita e shqiptarëve. Diaspora po vjen!”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit