Policia italiane i bëri thirrje të ndalonte, shqiptari largohet me shpejtësi! Pëson aksident

Policia italiane i bëri thirrje të ndalonte,…

 Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi është kapur me 17 kilogramë kokainë. Pas operacionit të Guardia di Finanza në Bolonja, shqiptari ra në pranga.

Policia i kërkoi shqiptarit që të ndalonte për ta kontrolluar pasi kishte dyshime mbi targën e makinës, por ai e injoroi urdhrin duke u larguar me shpejtësi.

Efektivët iu vendosën në ndjekje, ndërsa pas disa manovrave shqiptari përfundoi duke përplasur 2 makina në një qendër tregtare.

Ai u arrestua dhe në makinë iu gjetën dhe sekuestruan 17 kg kokainë, e cila ishte e ndarë në 16 pako.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit