Polícia italiane nuk lejon 150 udhëtarë të kalojnë Portin e Durrësit

Polícia italiane nuk lejon 150 udhëtarë të…

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur efektivë të Pòlicisë italiane dhe nuk po lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit fqinj pa marrë rekomandim në ambasadën italiane për udhëtimin pavarësisht se kanë prerë biletat.

Gazetarja e Fax News Albana Aliaj raporton nga Porti i Durrësit se, të gjithë ata që kanë prerë biletat në Shqipëri nuk lejohen të kalojnë në destinacionin e tyre.

Ndërkohë që deri mbrëmjen e sotme kanë mundur të udhëtojnë dhe kjo mbase është edhe një arsye pse është marrë një vendim i tillë nga pala fqinje duke mos mundur të ndalojnë dot qytetarët.

Qytetarët ankohen pasi kanë prerë biletat e udhëtimit, janë shumë familjarë, rreth 150 familjarë që presin të nisen pavarësisht se kanë prerë biletat.

Mësohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit