Policia jep detaje nga sherri për një ulli në Berat, ja kush u arrestua

Policia jep detaje nga sherri për një…

Një sherr midis disa persona ndodhi nje dite me parë në Beratit te gjithë anëtarë të dy familjeve.

Nga ky sherr masiv kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Shkak për këtë sherr mësohet se janë bërë ullinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Barrikade’’ të qytetit në Berat.

Dy familjet e përfshira në akte dhune janë Alibeaj dhe Dhana të cilat kanë një konflikt të hershëm për mbjelljen e ullinjve.

Sipas policisë është arrestuar në flagrancë një shtetas si dhe janë proceduar penalisht tre të tjerë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit  se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se:

Disa persona, pjestarë të dy  familjeve, për motive të dobëta po  konfliktoheshin fizikisht  me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflit të cilët  u dërguan në spital për ndihmë mjeksore

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore   u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u  proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit