Policia jep detajet në lidhje me automjetin që mori flákë në autostradë

Policia jep detajet në lidhje me automjetin…

Një automjet ka marrë flákë në mes të autostradës Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia njoftoi se automjeti u përfshi nga flakët kur ishte në brendësi të tunelit.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet F.N.

Dyshohet se gjithçka u shkaktua për shkak të një defekti teknik, ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit