Policia ka në dorë bisedat telefonike që zbardhin fatin e Vis Martinajt, dolën nga celularët e sekuestruar nga RENEA

Policia ka në dorë bisedat telefonike që…

Disa biseda të  fundit telefonike të  Ervis Martinajt tashmë janë në dorë të antikrimit, dhe besohet se ato kanë afruar prova të qarta mbi fatin e shumëkërkuarit. Gjurmët e tij jo vetëm fizike por edhe verbale, duket se u zbuluan gjatë kontrolleve të policisë brenda territorit, në ato që njihen si bazat e miqve të tij, por edhe në  zonat e  kundërshtarëve e tij.

Në aksionet më të fundit të RENEA në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u sekuestruan celularë, përmes të cilëve janë siguruar elementë të rinj mbi çështjen ndaj 40-vjecarit Martinaj,  2 muaj i zhdukur.

Jo rastësisht, u shoqërua edhe një prej rivalët e tij, Endrit Dokle, i cili po lëvizte në një makinë me Fatjon Muratin, në kërkim policor në korrik 2022, dhe me kunatin e tij Gentjan Reçin, djali i ish-policit të vrarë në Kurbin Xhelal Reçi. Dokle në shoqërinë e një personi në kërkim u mbajt vetëm disa orë në policinë e Tiranës, e cila nuk dha asnjë shpjegim për këtë fakt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit