Policia kufitare arreston 3 shqiptarë, kalonin sirianët ilegalisht në Kosovë

Policia kufitare arreston 3 shqiptarë, kalonin sirianët…

Policia kufitare e Vërmicës në Kosovë ka arrestuar 3 shqiptarë, të cilët po kalonin ilegalisht 24 emigrantë sirianë nga Shqipëria drejt Kosovës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia vëreu grupin e shqiptarëve të cilët po monitoronin kalimin e sirianëve në territorin e Kosovës. Pasi u pikasën nga policia, ata kanë tentuar të largohen, por vetëm njëri i shpëtoi kapjes.

Ata akuzohen për veprën penale ‘trafikim me emigrantët’.

Policia po punon për të zbardhur skemën e plotë të trafikimit të sirianëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit