
Rreth një javë më parë në Maliq u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku një 60-vjeçar ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare.
Sipas informacioneve, i moshuari e ka joshur fillimisht të miturën duke e gënjyer me para dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet, duke shmangur kontaktin e mëtejshëm me 60-vjeçarin.
Prindërit e saj, së bashku me të miturën, u paraqitën në komisariatin e Maliqit, ku vajza, në prani të një psikologu, rrëfeu rrethanat e ngjarjes. Policia e Maliqit arrestoi të dyshuarin, por burime për JOQ konfirmojnë se pedofili është lënë në arrest shtëpie.
Nuk është ky rasti i parë i viktimës që Selami Bazelli kishte vënë në lupë. Burime për JOQ kanë konfirmuar se në vitin 2012 ai ka abuzuar me një djalë 10-vjeç.