Në vijim të kontrollit për mbajtjen e maskave janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës 659 qytetare, të cilët janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu janë gjobitur njëmbëdhjetë persona të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Ndërkohë uniformat blu kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, dy lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.
Njoftimi i plotë:
Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e masave anticovid.
Nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 659 qytetarë.
Masë administrative edhe për 2 subjekte që nuk respektuan masat anticovid.
Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 11 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.
Burimi: TPZ