Policia mbajti të fshehtë ngjarjen/ Kush është drejtuesja që aksidentoi me vdekje punonjësen e spitalit

Policia mbajti të fshehtë ngjarjen/ Kush është…

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi mëngjesin e sotëm në Përrenjas, ku makina e drejtuar nga një grua aksidentoi një këmbësore, e identifikuar si Qamile Hana nga fshati Rrajcë.

Për orë të tëra policia nuk dha detaje mbi ngjarjen duke zgjedhur heshtjen.

Ndërkohë që tashmë mësohet se në drejtimin e mjetit ishte shtetasja Ana Laçka.

Viktima mësohet se ka qenë punonjëse në spitalin e Prrenjasit.

Informacion paraprak

Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë .

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit