Policia mbyt me gaz dhe spraj protestuesit, disa prej tyre shoqërohen me forcë

Policia mbyt me gaz dhe spraj protestuesit,…

Protesta para Kuvendit është përshkallëzuar këtë mesditë, ndërsa përballë qytetarëve që kanë dalë për të protestuar, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe spraj, duke krijuar momente kaosi dhe tensioni.

Pamjet nga protesta tregojnë ndërhyrje të forcave të policisë ndaj protestuesve, teksa situata është tensionuar gjithnjë e më shumë. Në vend të qetësimit të situatës, përdorimi i gazit dhe sprajit ka bërë që protesta të marrë një tjetër përmasë, me qytetarë që përballen me efektet e ndërhyrjes.

Raportohet gjithashtu për shoqërimin e disa protestuesve, ndërsa  gjatë ndërhyrjeve është përdorur edhe forcë fizike.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë Kuvendit, ndërsa përplasja me policinë po zhvendoset nga protesta qytetare në një situatë ku forca duket se po përdoret për të shpërndarë turmën.

Gaz në fytyrë, spraj dhe shoqërime për ata që kanë dalë të protestojnë. Kjo është panorama para Kuvendit sot.

Pyetja që mbetet është e thjeshtë: sa e nevojshme ishte gjithë kjo forcë ndaj qytetarëve që po protestojnë?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit