Policia me 60 kuota për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, por asnjë për efektivët në detyrë

Policia me 60 kuota për Fakultetin e…

Një punonjës i Policisë së Shtetit ka ngritur shqetësimin lidhur me hapjen e aplikimeve për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Sipas tij, njoftimi i publikuar nga Policia e Shtetit parashikon vetëm 60 kuota për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, ndërsa nuk është hapur asnjë kuotë për punonjësit aktualë të Policisë së Shtetit që dëshirojnë të ndjekin këtë program studimi.

Punonjësi shprehet se efektivët që janë aktualisht në shërbim dhe që kanë përfunduar edhe arsimin e lartë nuk po përfshihen në këtë proces, duke kërkuar që edhe ata të kenë mundësi konkurrimi dhe zhvillimi profesional brenda strukturave të policisë.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me kriteret e vlerësimit, pasi sipas tij, për punonjësit e policisë nuk merret parasysh mesatarja e studimeve Bachelor, por ajo e shkollës së mesme, gjë që sipas tij nuk pasqyron përgatitjen dhe eksperiencën e tyre profesionale.

“Jemi punonjës policie, jemi në shërbim dhe e njohim punën në terren. Kërkojmë vetëm që të kemi mundësi të barabarta në konkurrim dhe të mos anashkalohemi nga strukturat përkatëse”, shprehet denoncuesi.

Denoncimi i policit:

Përshendetje! Desha të ngreh 1 Shqetësim, e ka nxjerrë Faqja Policia e Shtetit ne Faceboook ku thotë Hapen aplikimit per Fakultetin e Hetimit te Krimit veç 60 Kuota por asnjë për Punonjësit e Policisë Aktual!  Ju Lutem bëjëni Publike dhe Anonim.

Vec 60 Kuota per te gjithë ata se kanë mbaruar Arsimin te Mesem të Lartë dmth Shkollen e Mesme tashi qe janë Maturanta dhe për ne që jemi aktualisht Punonjës Policie dhe jemi me Arsim te Lartë se kan hapur fare kuotat nga Strukturat e Policisë! Dhe 1 gjë tjetër për ne Punonjesit e Policisë nuk na e marrin parasysh mesataren e Bachelorit të Arsimit të Lartë por te Shkolles se Mesme dhe punonjës ne sherbim e dimë bazen!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit