Shqipëria është vend i çudirave dhe i tillë është edhe rasti i denoncuar nga një qytetar pranë redaksisë tonë.
Qytetari ka shprehur shqetësim për një njoftim të marrë nga policia rrugore në Kavajë. Ai thotë se në një njoftim të mbërritur nga policia i është komunikuar një shkelje rrugore për shpejtësi më datë 30 prill 2024.
Sipas tij, nga kjo datë e deri më tani Policia nuk është bërë kurrë e gjallë për t’i njoftuar shkeljen apo edhe kaluar gjobën në sistem. Por vetëm më datë 23 shtator 2024 i kanë dërguar në shtëpi fletë thirrjen për t’u paraqitur në Komisariatin e Kavajës për shkeljen e kryer, tejkalim shpejtësie nga 90 limiti në 129 km/h.
Qytetari thotë se ky njoftim është shumë i vonuar dhe kërkon ndihmë për të kuptuar si të veprojë në këtë rast dhe të verifikojë nëse ky njoftim është legjitim pasi në momentin e shkeljes ai ka qenë me mjetin e punës dhe ky mjet nuk ka asnjë lloj gjobe në sistem që nga viti i kaluar.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje. Dua te shpreh nje shqetesim. Ka ardhur kjo letra nga policia rrugore Kavaje. Ne te cilen shkruan se para 5 muajsh dt.30.04.2024 eshte bere shkelje rrugore me shpejtesi. Dhe data e njoftimit eshte 23.09.2024. A eshte normale kjo gje per venje ne dieni pas 5 muajsh dhe si mund te veproj ne kete ras. Ju lutem anonim. Pyeta edhe une por nuk ka asnje gjurm ne sistem por aty me kerkojne qe te paraqitem per 15 dit Mora edhe 129 dhe me than qe eshte shum i vonuar si njoftim por duhet te paraqitem te komisarjati i policise ne kavaje ose durres Makina nuk ka asnje gjob qe vitin e kaluar. Edhe ne keto momente nuk ka asnje gjob ne sistem. Makina eshte e kompanise ku kam qene puntor ne ate periudhe. Dhe sot me moren ne telefon dhe me njoftuan per kete. Dhe sipas regjistrimeve del qe jam une personi qe ka ec me shpejtesi
