Policia merr zvarrë kryefamiljarin në sy të fëmijëve që qajnë: Jo o xhaxhi Polici, jo

Policia merr zvarrë kryefamiljarin në sy të…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Krekëz të Kuçovës. Një familje me gjashtë anëtarë është përballur me dhunë dhe presion nga Policia e Shtetit, ndërsa kryefamiljari, Dashnor Toska, është shoqëruar me forcë në sy të fëmijëve.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se shkak për ndërhyrjen e policisë është bërë suvatimi i mureve të banesës pa leje.

Familja Toska, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike dhe me një banesë  të amortizuar ishin të detyruar të flinin jashtë për shkak të gjendjes së saj.

Por, në vend të ndihmës, familja thotë se është përballur me një ndërhyrje të dhunshme policore. Kryefamiljari Dashnor Toska është marrë zvarrë dhe arrestuar/shoqëruar në sy të fëmijëve të cilët qajnë dhe bërtasin para efektivëve.

Pyetja që lind para kësaj situate skandaloze e jashtë çdo morali është e thjeshtë: A duhet të përballet një familje që jeton në kushte të tilla me forcën e policisë, apo me ndihmën e shtetit?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit