Policia mësyn në lokalin që ofronte argëtim për klientët, arrestohen 14 vajza, 8 prej tyre shqiptare

Policia mësyn në lokalin që ofronte argëtim…

Policia e Maqedonise se Veriut ka zhvilluar nje aksion ne nje lokal, ku dyshohej se vajzat perdoreshin per te ofruar argetim per klientet.

Mediat vendase shkruajne se jane arrestuar gjithsej 14 vajza, nga te cilat tetë vajza shqiptare, dy nga Kosova, një nga ukraina dhe katër nga Maqedona e Veriut, pasi janë kapur në një hotel teksa ofronin ‘argëtime’ për klientët, si kërcime sensuale në këmbim të parave.

Dyshimet janë se në hotelin ku u bënë arrestimet ushtrohej dhe prostitucion, por kjo gjë mbetet për tu vërtetuar. Mediat lokale shkruajnë se vajzat janë arrestuar në një hotel në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, në pronësi të një personi me inicialet A.A. 30 vjeç.

Bashkë me vajzat, në pranga janë vënë edhe 20 persona të tjerë, që janë klientë në hotel, pronari i ambientit dhe anëtarë të stafit. Ata akuzohen për keq-përdorim të lejes së qëndrimit turistik.

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona – klientë dhe 15 femra të cilët i kanë argëtuar klientët. 14 shtetase të huaja dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. 11 shtetaset e huaja, të cilat 8 kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe një nga Ukraina, është konstatuar se e kanë keqpërdorur leje-qëndrimin turistik,”– thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit