
Policia braziliane ka zbuluar dhe ndaluar një komplot për një atentat me bombë që synonte koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, ku morën pjesë mbi 2.1 milionë njerëz.
Sipas policisë komploti u organizua nga një grup që promovon gjuhën e urrejtjes dhe radikalizon adoleshentë përmes përmbajtjes së dhunshme dhe vetëdëmtuese, duke përdorur si maskim përkatësinë me fanbase-in e këngëtares, të njohur si “Little Monsters”.
Hetimet zbuluan se plani u orkestrua nga një grup që promovon gjuhën e urrejtjes dhe radikalizimin e adoleshentëve përmes përmbajtjes së dhunshme dhe vetëdëmtimit si formë e përkatësisë sociale.
Grupi rekrutonte pjesëmarrës, përfshirë të mitur, për të realizuar sulme të koordinuara me eksplozivë artizanalë dhe koktej Molotovi.
Operacioni nisi falë sinjalizimit të policisë së shtetit të Rio de Janeiros dhe u udhëhoq nga Laboratori i Operacioneve Kibernetike pranë Ministrisë së Drejtësisë. Si rezultat, një burrë, i identifikuar si lider i grupit, u arrestua në Rio Grande do Sul për armëmbajtje pa leje, ndërsa një adoleshent në Rio u ndalua për posedim të materialeve pornografike me të mitur.