Pamjet në fjalë tregojnë momentin kur Policia shoqëron disa protestues pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit, ku një pjesë e tyre hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Në video shihet momenti kur efektivët shoqërojnë Dritan Goxhajn dhe aktivistin Shkëlzen Bushi. Deri më tani, Policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi arsyet e shoqërimit të tyre apo mbi masat procedurale të ndërmarra.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F4236901363289022%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>