Policia: Tirana-Partizani, pa praninë e tifozëve, masë parandaluese për COVID-19

Policia: Tirana-Partizani, pa praninë e tifozëve, masë…

Sipas policisë, kjo ndeshje do zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Tirana – Partizani, që do zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit.

Me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit.

Duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit