Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi nga…

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi nga Gjilani.

Në njoftim thuhet se personi i kërkuar është Adnan Shkuri Cani, i kërkuar për veprën penale “rrëmbim”.

Policia njofton se i dyshuari ka adresën e banimit në fshatin Llashticë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit