Policia neutralizon me gaz lotsjellës të riun në Vlorë

Policia neutralizon me gaz lotsjellës të riun…

Policia ka mundur të neutralizojë dhe më pas arrestojë një të ri në Vlorë, i cili nga raportimet mësohet se ishte mbyllur në tualetin e një lokali, ndërsa kërcënonte me një mjet prerës.

Pas disa minutash negociata për t´a bindur që të dorëzohej, policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës, që duket se detyroi të riun të dorëzohej.

Nga raportimet mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim policor, pasi ishte përfshirë në një sherr mes të rinjsh. Për ti shpëtuar arrestimit, i riu kishte marrë një gërshërë dhe kërcënonte me të.

Sipas policisë, personi në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit