Policia nis menjëherë punën, ndalohen dhe kontrollohen automjetet me flamuj kuqezi

Policia nis menjëherë punën, ndalohen dhe kontrollohen…

Kontrollet policore kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Bulevardin e Ri, ku efektivët po ndalojnë automjetet që kalojnë në këtë aks dhe që drejtohen drejt qendrës së Tiranës.

Sipas raportimeve nga qytetarët, mes automjeteve të ndaluara janë edhe ato që mbajnë flamuj kuqezi, ndërsa drejtuesit dhe pasagjerët po u nënshtrohen kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme.

Sipas informacionit zyrtar, objektiv i këtyre verifikimeve janë personat për të cilët ka të dhëna se kanë bërë thirrje për dhunë apo mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Masat policore vijnë në kuadër të protestët kombëtare që është paralajmëruar për ditën e sotme me pjesëmarrjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që kanë udhëtuar me kilometra të tëra për të qenë sot pjesë e kësaj dite të veçantë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit