Policia nis raprezaljen ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht

Policia nis raprezaljen ndaj qytetarëve që po…

Tensionet para Kryeministrisë janë përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku Policia ka vijuar ndërhyrjet ndaj qytetarëve që kishin dalë për të protestuar.

Fillimisht, efektivët i shtynë protestuesit nga mesi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke i detyruar të zhvendoseshin në trotuar, me argumentin se po pengonin qarkullimin.

Por edhe pasi qytetarët u zhvendosën në trotuar dhe vijuan tubimin, ndërhyrja e Policisë nuk u ndal. Efektivët nisën të shoqëronin me forcë disa prej protestuesve, duke shkaktuar sërish tensione dhe përplasje.

Qytetarët u përballën me ndërhyrjen e uniformave blu edhe pasi iu bindën kërkesës për të mos qëndruar në mes të bulevardit, ndërsa mbetet për t’u mësuar numri i personave të shoqëruar.

E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta, ndërsa mënyra se si u zhvilluan ndërhyrjet policore ngre pikëpyetje mbi respektimin e kësaj të drejte.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/CwguMAt1kEk” title=”Policia nis raprezaljen ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit