Protesta studentore vijon edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e saj të 13-të, ndërsa policia ka nisur ndërhyrjet për shpërndarjen e protestuesve dhe shoqërimin e të rinjve.
Ndonëse sot situata nuk ka qenë e shoqëruar me tensionet e forta të ditëve të mëparshme, ndërhyrjet e policisë kanë vijuar edhe gjatë tubimit të kësaj të diele.
Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihet momenti kur efektivët e policisë shoqërojnë me forcë një të ri, duke e kapur nga krahët dhe duke e tërhequr për ta larguar nga protesta.
Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur sërish përpara Ministrisë së Arsimit, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas 13 ditësh protestë, ata vijojnë të kundërshtojnë klasën politike dhe të refuzojnë një dialog që nuk u përgjigjet kërkesave të tyre.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/njVPADlsWjM” title=”Policia nis shoqërimet me forcë të të rinjve në protestë” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>