Policia nuk e arrestoi dot/ Vetëdorëzohet autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë

Policia nuk e arrestoi dot/ Vetëdorëzohet autori…

Pas disa orësh në kërkim policia dështoi që të arrestonte autorin e plagosjes së trefishtë në Laprakë, Altin Mergjushi. Ky i fundit është vetëdorëzuar pak minuta më parë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar në një lokal në Laprakë, ku si pasojë mbeten të plagosur tre anëtarë të një familjen babai, vajza dhe dhëndri italian. Autori  Elton Mergjyshi kishte në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe ka kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna.

Janë zbardhur dëshmitë e 2 prej të plagosurve mbrëmjen e djeshme në Laprakë, 40-vjeçares Roxhersa Rrapollari dhe bashkëshortit të saj italian, për të zbuluar dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

Ata kanë treguar se autori Elton Mergjyshi kishte sapo shkuar te lokali ku ndodheshin, fillimisht ka debatuar me italianin duke i kërkuar llogari pse e kishte hequr nga puna. Në debat e sipër ka nxjerr thikën dhe ka plagosur fillimisht 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, pasi ka dashur të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Ky i fundit është në gjendje kritike për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit