Policia nuk kursen as të moshuarin, e përplas në tokë me ujë me presion

Policia nuk kursen as të moshuarin, e…

Pamje shqetësuese vijnë nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, ku një i moshuar është përplasur në tokë pasi është goditur nga uji me presion i autobotit të policisë.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania shihet momenti kur i moshuari, i cili po protestonte, goditet nga rryma e ujit dhe rrëzohet në tokë.

Menjëherë pas kësaj, disa të rinj afrohen për ta ndihmuar. Ata e ngrenë nga toka dhe e shoqërojnë drejt një zone më të sigurt, larg presionit të ujit.

Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si u përdor autoboti i ujit ndaj protestuesve, veçanërisht kur mes tyre ndodhen edhe persona të moshuar.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/u0iT-7myl5A” title=”Policia nuk kursen as të moshuarin, e përplas në tokë me ujë me presion” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit