Policia ofron 20 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit të dyshuar t vrasjes së oficerit në Lezhë

Policia ofron 20 mijë euro shpërblim për…

Policia e Shtetit ka njoftuar se ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Aldi Rama, 21-vjeç.

 “Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit  ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. 

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit