Policia përton të kalojë rrugën për të arrestuar instruktorin maniak

Policia përton të kalojë rrugën për të…

Gëzim Sulollari, instruktori i autoshkollës Laze i denoncuar disa herë për sjelljet e tij seksiste ndaj kursanteve, vijon të jetë i lirë. Policia e Shtetit nuk i ka marrë parasysh denoncimet e kursanteve, të cilat thonë se instruktoi i provokon me ngacmime të ndryshme seksuale. Për ironi të fatit, Autoshkolla Laze ndodhet përballë Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Policia përton të kalojë edhe rrugën për të arrestuar një manjak, i cili shfrytëzon pozicionin e punës për të ngacmuar vajzat e reja. Provat janë të mjaftueshme dhe të dokumentuara, pasi Sulollari u ka dërguar foto duke pozuar putje, foto personale pjesërisht i zhveshur si dhe video ngacmuese me fjale provokative.

Këto vajza kanë rënë pre e një maniaku, për të cilin Policia nuk shqetësohet. Instruktori hamshor vijon punën e tij si normalisht, po ashtu edhe ngacmimet ndaj vajzave që shkojnë për t’u pajisur me një leje drejtimi. Pak kohë më parë, Blendi Gonxhe kërkoi me ngulm rritjen e çmimit të patentës pasi do të shmangeshin sekserët apo abuzuesit si dhe do të përmirësohej shërbimi. Për “shërbimin” e Gëzim Sulollarit ka ketë pasur vallë fjalën?!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit