Policia plot me të korruptuar/ 18 efektivë ranë në pranga, paguheshin me taksat e shqiptarëve

Policia plot me të korruptuar/ 18 efektivë…

Nga janari e deri në dy javët e para të muajit prill Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 18 punonjës policie.

Në strukturat tona të policisë, ka njerëz të korruptuar pasi shumë prej tyre akuzohen për vepra të ndryshme penale por që më së shumti prangat janë vënë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Për 13 efektivë është caktuar masa “arrest në burg”, 4 janë lënë në “arrest shtëpie” dhe një tjetër u lirua në “detyrim paraqitje”.

Rasti më i bujshëm ishte arrestimi i Shefit të Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, Altin Morina, të cilit iu gjetën 113 mijë euro në makinë por edhe i nënkomisarit Sokol Canameti, i vënë në pranga për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Pra ata i kërkonin qytetarëve rryshfete apo shuma parash edhe të konsiderueshme ndoshta për shumë prej tyre të pa përballueshme. Sepse vetë këta policë paguhen nga taksat e po këtyre qytetarëve.


Përgjatë kësaj kohe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në prokuroritë e rretheve në të gjithë vendin edhe 40 punonjës policie për t’u hetuar në gjendje të lirë kryesisht për ankesa që kanë ardhur nga qytetarë të pakënaqur me shërbimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit