Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mënyrën e vendosjes së gjobave në rrugën “Skerdilajd Llagami” pranë “Juveniljas”, në Tiranë.
Ai thotë se rruga nuk ka fluks të lartë lëvizjesh dhe makinat që parkohen aty gjobiten nga 20 deri në 30 mijë lekë të vjetra vetëm në raste të caktuara kur policisë i duhet të plotësojë normën dhe i merr të gjitha makinat me radhë.
Ai shprehet se për shumë qytetarë që punojnë me të ardhura të ulëta ditore, këto gjoba përbëjnë një barrë të rëndë ekonomike pasi janë të barazvlefshme me ditën e punës.
Qytetari i bën thirrje Policisë që të jetë më e drejtë në vendosjen e gjobave pasi kur mjetet nuk pengojnë qarkullimin gjoba me vlera kaq të larta janë të papërballueshme.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq albania. Punojme per 30 mij lek diten e punes dhe shiko cfare ben shteti ne nje rruge qe nuk shfrytezohet i vene gjobat kur duan vete kur tr u teket atyre i vene gjobat nga 20 ose 30 mij lek cdo makine
Shikoni se cfareci behet popullit te shkrete qe mezor po i marrim kto 30 mij lek ne dite duke u shkaterruar dhe shteteti vendos 20 mij ose 30 mij lek gjobe. Rruga Skerdilajd Llagami Ne tirane sa ngjitesh te Juvenilja. Me siper qe eshte nje rruge e pashfrytezueshme. Qe rralle kalojne makina. Gjjobat i ven vetem kur duan kta Per tplotsu numer gjobash