Policia po pret miliarda të tjera për uniforma? Efektivi i Rrugores me atlete në krye të detyrës

Policia po pret miliarda të tjera për…

Skandali i madh i uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit nuk mund të harrohet kurrsesi pasi në kohën kur u zhvillua u zbulua se Ministria e Brendshme kishte favorizuar firmën fituese për tenderin me fond limit 2.8 miliardë lekë.

Hetimet zbuluan se zyrtarët që kishin marrë pjesë në dhënien e këtij tenderi kishin kryer shkelje të rregullave të prokurorimit publik dhe shpërdorim detyre duke sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.

Por pavarësisht këtyre ata që vuajnë sot e kësaj dite nga kjo shkelje e madhe e zyrtarëve të shtetit janë punonjësit e policisë që ditë duhet të dalin në terren për të qenë në krye të detyrës. Por mesa duket detyrën nuk e kryejnë dot ashtu siç duhet për shkak të uniformave që mbajnë veshur.

Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një foto e një polici të Rrugores në mes të Tiranës duke rregulluar trafikun. Por ajo që bie në sy është fakti se polici mban veshur atlete.

Në tenderin 2.8 miliardë lekësh që përmendëm më lart 552 milion lekë do të shkonin vetëm për këpucët e policëve por këto lekë nuk dihet se ku kanë përfunduar pasi punonjësit e shtetit po punojnë me këpucë të blera vetë e gjitha kjo në kundërshtim me ligjin.

Në këto rrethana lind pyetja se mos ndoshta kjo është një shenjë që Ministria e Brendshme po bëhët gati për të vjelur miliarda të tjera për Uniforma që vetëm Policët s’i veshin???

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit