“Policia, policia kontroll për armë”, dëshmi tronditëse nga familja e grabitur: I thanë të na vriste me automatik, por fluturuan fishekët dhe…

“Policia, policia kontroll për armë”, dëshmi tronditëse…

Dëshmi tronditëse kanë ardhur nga familja në Zall Herr, e cila pohon se kjo është grabitja e dytë në shtëpinë e tyre, pasi më herët i kanë marrë mjetin motor në oborrin e shtëpisë.

Vajza e familjes tregon se ndodhej në katin e dytë kur hajdutët janë futur në shtëpi të veshur civilë e më kapuçë. Ajo tregon se njeri që shkoi dhe i kërcënoi në dhomë mori urdhër nga një tjetër grabitës që ta vriste, por fatmirësisht tregon vajza që fishekët fluturuan nga automatiku i mbushur.

Njëri që ishte poshtë i thotë personit të parë vrite. Ai e kishte pas automatikun e mbushur, por fluturuan fishekët dhe pastaj unë me djalin bërtitëm. Ca kërkoni i thash? Ishin të veshur civila me kapuca. Kontrollojnë poshtë në katin e parë dhe marrin telefona, gjëra me vlerë, para, karta identiteti. Me kanë marrë lekët e pleqve, diku tek 600 mijë lekëshi”, tha vajza.

Ndërsa e zonja e shtëpisë deklaroi se hajdutët kishin hyrë në shtëpi sikur ishin policia dhe po kontrollonin zonën për armë.

“Isha në gjumë, dëgjova zhurmë dhe thonë policia, policia, kontroll për armë. Bërtisnin mos lëvizni, mos lëvizni, krehje e zonës. Burri bërtiste sa i vunë edhe ngjice në gojë”, tha gruaja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit