Policia në Ferizaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Me autorizim të prokurorit të shtetit është publikuar edhe fotografia e personit të dyshuar.
Qytetarët që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e tij mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia ka bërë të ditur se çdo informacion i pranuar do të trajtohet me konfidencialitet.