Policia s'di të ndalet/ Vokshi në tokë, Enkel Demi rrethohet nga disa efektivë

Policia s’di të ndalet/ Vokshi në tokë,…

Situata është tensionuar edhe më shumë pas shembjes së ”Teatrit Kombëtar”.

Ish-deputetja Albana Vokshi ka rënë në një moment në tokë në përplasje e sipër me policinë.

Ajo gjendet aty e rrethuar nga disa uniforma blu, dhe duket në një çast jo të mirë.

Aty afër janë protestues të tjerë që kërkojnë t’i bashkohen. Mes tyre edhe gazetari Enkel Demi.

Kujtojmë këtu se gazetari Alfred Lela u shoqërua në polici dhe madje e dhunuan. Thirrjet e protestuesve ‘’Poshtë Diktatura’’ vazhdojnë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit